13.4 C
Pec
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

UP-ja organizon ligjëratë nderi për zbulimin arkeologjik në Ulpianë (Iustiniana Secunda)

Rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi, ka mirëpritur në takim arkeologun e mirënjohur francez nga École Normale Supérieure dhe CNRS në Paris, prof. Christophe J. Goddard, profesorin Arben Hajdari nga Departamenti i Historisë dhe Antropologjisë së UP-së dhe Milot Berishën nga Instituti Arkeologjik i Kosovës.

Prof. Goddard po qëndron në Kosovë, ku është ftuar në ligjëratën e organizuar nga Universiteti i Prishtinës në nderim të zbulimit të fundit arkeologjik të përmasave historikë, jo vetëm për Dardaninë, por për tërë historinë e periudhës romake dhe atë të sundimit të Perandorit Justinian.

Në kuadër të kësaj ligjërate u prezantuan për herë të parë për publikun rezultatet e kërkimeve të fundit ndërdisiplinore arkeologjike të kryera në Ulpianë nga një ekip arkeologësh dhe studiuesish, vendas dhe ndërkombëtarë, të udhëhequr nga Arben Hajdari (UP), Christophe J. Goddard (AOROC-CNRS-ENS) dhe Milot Berisha (IAK).

Në këtë rast u prezantua për herë të parë dedikimi unik i themelimit të një qyteti (Iustiniana Secunda) nga perandorit Justinian dhe gruaja e tij Theodoras, zbuluar së fundmi në Iustiniana Secunda (Ulpianë), dokument ky me rëndësi dhe vlerë të veçantë historike, jo vetëm për Kosovën e rajonin, por për mbarë botën romake./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...