8.1 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Urimi i ëmbël i Taika-s për ditëlindjen e Rites

Ylli shqiptar, Rita Ora këtë vit zgjodhi t’i frynte qirinjtë e 33-vjetorit të saj të lindjes në Kosovë, bashkë me prindërit dhe për herë të parë më bashkëshortin e saj, regjisorin e njohur, Taika Watiti.

Prej mëngjesit të djeshëm ata ndodhen në Kosovë ku fillimisht u pritën nga kryebashkiaku i Prishtinës e më pas nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Duke qenë se ishte vizita e tij e parë, emocionet për Taika-n ishin të mëdha.

Ndër të tjera, regjisori nuk ngurroi të jepte përshtypjet e tij për vendlindjen e yllit shqiptar, ku tha se ndihej si në shtëpi, e mesa duket i paska pëlqyer.

Në këtë ditë të veçantë për gruan e tij, Taika zgjodhi ta uronte Ritën me një dedikim me fjalët më të ëmbla dhe romantike, shoqëruar me një foto album me momentet më ‘gazmore’ të saj.

“Urime ditëlindjen për personin më qazmor, më të mirë dhe më të ëmbël Rita Ora. Gruaja ime, jeta ime”, tha ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...