2 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Urimi i Kryetarit të Pejës Muhaxheri në 17 vjetorin e Pavarësisë

Kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri ka uruar 17 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në urim kryetari Muhaxheri ka treguar edhe për rrjedhën e aktiviteteve të ditës së sotme.

Postimi i plotë:

‘Urime Kosovë – 17 vjet shtet!

Me krenari nisëm ditë me Seancën Solemne, pastaj ngritëm solemnisht Flamurin e Kosovës, ndërsa arti dhe kultura na bashkuan përmes një performance të mrekullueshme nga Shkolla e Baletit “Tasim Dajçi” nga Peja, dhe “Aldo Dance” nga Durrësi. Festën e begatoi edhe hapja e ekspozitës nga Shkodra: “Prapë do t’ia nisim prej Diellit”, një mesazh shprese dhe vazhdimësie.’-ka shkruar Muhaxheri./Njeshi/

 
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...