Ushtarë amerikanë dhe gjermanë të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it kanë marrë pjesë në një kurs taktik luftarak në kampin Bondsteel në Kosovë për t’u kujdesur ndaj viktimave.
“Ky trajnim u organizua nga ekipi i shërbimeve veterinare të Forcave të Kosovës për t’i njohur ushtarët e KFOR-it me aftësitë e nevojshme për të trajtuar në mënyrë efektive një qen ushtarak të lënduar në një mjedis operativ”, tha misioni paqeruajtës i NATO-s në një postim në Facebook.
Këto përpjekje, KFOR-i tha se “janë pjesë e misionit të përditshëm për të ofruar mbështetje për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”./Njeshi/