8.8 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrollojnë në kufi me Serbinë

KFOR-i ka publikuar një njoftim, përmes sëcilit tregon se ushtarët amerikan të KFOR-it kanë patrulluar në afërsi të Leposaviqit, që gjendet në kufi me Serbinë.

Në postimin e KFOR-it thuhet se ata mbesin të fokusuar për zbatimin e mandatit, duke ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it në Lindje (RC-E) kryen një patrullë sigurie në afërsi të Leposaviqit.

KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes.” – shkruhet në njoftim./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...