6 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Ushtarët hungarezë të KFOR-it kryejnë stërvitje me ngarkesa aktive në kampin Novo Selo

Ushtarët hungarezë të Batalionit Rezervë Taktik të KFOR-it, zhvilluan stërvitje me ngarkesë aktive (hot load training) me Detashmentin e Aviacionit të KFOR-it në kampin Novo Selo.

“Ushtarët praktikuan ngritjen dhe zbarkimin e sigurt të avionit në nivel nën-njësie”, thuhet në njoftimin e KFOR.

Misioni i NATO-s në Kosova tha se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

*Hot load training i referohet trajnimit ku pajisjet, si armët ose makineritë, përdoren me ngarkesë aktive (p.sh., me municione) për të simuluar kushte reale, me qëllim përgatitjen për situata urgjente ose të rrezikshme. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...