18.6 C
Pec
E hënë, 7 Tetor, 2024

Ushtarët letonezë të KFOR-it kryejnë patrullime në Zubin Potok

Ushtarët nga Letonia të dislokuar me misionin e NATO-s, KFOR, kanë kryer një patrullë në Zubin Potok, ka bërë të ditur KFOR në një postim në Facebook ku shpërndau edhe disa fotografi nga kjo ngjarje.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, “në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët KFOR thotë se punon në koordinim të ngushtë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...