14.6 C
Pec
E premte, 13 Shtator, 2024

Ushtarët shqiptarë të NATO-s tregojnë aftësitë në kufi me Rusinë

Skuadra antieksplozivë e Ushtrisë Shqiptare në NATO ka kryer një stërvitje në kampin Adazi në Letoni.

Në njoftimin e Aleancës thuhet se ushtarët shqiptarë kanë treguar aftësitë e tyre të avancuara duke përdorur edhe teknologjinë më të fundit në shtetin fqinj me Rusinë.

“Ky trajnim praktik jo vetëm që rrit gatishmërinë tonë, por gjithashtu përforcon rëndësinë e inovacionit dhe punës në grup në ruajtjen e sigurisë”, thuhet në postimin e NATO-s në Facebook, ku janë publikuar edhe disa foto nga trajnimi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...