22.9 C
Pec
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Ushtria amerikane shkatërron anije patrulluese të rebelëve të Huthit

Ushtria amerikane ka raportuar se i ka shkatërruar dy anije patrulluese, një anije pa ekuipazh dhe një dron të rebelëve Huthi në Detin e Kuq, në vazhdën e përpjekjeve për rrënimin e kapaciteteve të grupit të mbështetur nga Irani.

Lëvizja Huthi, e cila i kontrollon pjesët më të populluara të Jemenit, i sulmoi anijen e mallrave Verbena në Detin Arabik, si dhe anijet e Seaguardian dhe Athina në Detin e Kuq, tha të enjten zëdhënësi i grupit të mbështetur nga Irani, Yahya Saree.

Sulmi ndaj Verbenas shkaktoi zjarr dhe e plagosi rëndë njërin prej anëtarëve të ekuipazhit të saj, tha Komanda Qendrore e SHBA-së.

Lajmi plotë në Radio Evropa e Lirë. /Njeshi/ 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...