17.2 C
Pec
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Ushtria amerikane teston bombën nga e cila nuk kanë shpëtim bunkerët

Ushtria amerikane ka testuar bombën GBU-72, që është prodhuar nga një përzierje e copëzave të bombave tjera që në thelb ka për qëllim shkatërrimin e bunkerëve.

Ndoshta është e projektuar duke marrë parasysh objektet nëntokësore për zhvillimin e armëve bërthamore të Iranit apo Koresë së Veriut.

Gjatë testimit nga baza ajrore Aglin në Florida, aeroplani luftarak F-15 e hodhi bombën e re. E 5K Penetrator GBU-72, është dizajnuar për të depërtuar thellë në bunkerët nëntokësor dhe objektet e tjera që janë përforcuar me çelik e beton – duke rënë nga 12.000 metra lartësi, depërtuar në tokë dhe më pas shpërthyer.

“Hedhja e bombës prej 2 tonëve shënoi fundin e një sërë testimesh që i planifikoi njësia 780 e forcave ajrore”, thuhet në kumtesën e forcave ajrore pas testimit të fundit.

Arme 2.300 kilogramëshe shikuar nga ana logjistike edhe fleksibile dhe mund të montohet në bombarduesi konvencional strategjik si B-52, B-2 Spirit dhe B-21 Raider, por edhe në F-15 që u përdorën gjatë testimit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...