14.2 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Kushdo që nuk pajtohet me politikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të Qeverisë që ai drejton, “rrezikon të njolloset dhe të diskreditohet online”.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, thotë se “vigjilenca digjitale” e njerëzve në pushtet, të lidhur me pushtetin ose mbështetës të tij, është e pranishme në të gjitha platformat sociale dhe përdoret për të denigruar gazetarët kritikë ndaj Qeverisë, por edhe kundërshtarët e tjerë.

“Kjo është për keqardhje dhe thirrja jonë e vazhdueshme është që Qeveria të kërkojë që këto fushata të ndërpriten. Ne kemi arsye për të besuar se ato, në disa raste, mund të jenë të organizuara dhe të orkestruara, por, në shumicën e herëve, nisin nga një profil që mund të ketë më shumë popullaritet dhe, pastaj natyrshëm, vazhdohen nga profile të tjera që i ndajnë mendimet e njëjta me ata që e kanë nisur fushatën”, thotë Rexha për programin Expose të Radios Evropa e Lirë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...