12 vende i janë bashkuar tani programit të trajnimit të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar për t’u mësuar rekrutëve ukrainas aftësitë e fushëbetejës.
Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar në platformën “X”, edhe Ushtria e Kosovës është në mesin e tyre.
Në postim thuhet se 50 mijë ukrainas janë trajnuar nën “Operacionin Interflex”.
“50,000 rekrutë ukrainas janë trajnuar nën Operacionin Interflex, duke rritur aftësitë dhe gatishmërinë e tyre”
“Kosova, Rumania dhe Estonia janë kombet e fundit që iu bashkuan kësaj përpjekjeje globale, duke qëndruar të bashkuar për liri dhe qëndrueshmëri”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në “X”./Njeshi/