9 C
Pec
E martë, 13 Prill, 2021

Ushtrimi që shkrin dhjamin nga stomaku dhe ijët

Nëse dëshironi të “skalisni” trupin, do t’ju zhgënjejmë, sepse pa u lodhur nuk ka as muskuj të mirë.

Lajm i mirë është që ekzistojnë ushtrime efikase, të cilat shkrijnë dhjamin nga ijët dhe stomaku.

Ushtrimi i quajtur “vrasës i yndyrës” është shumë kërkues, i cili do t’ju djersitë dhe do t’i eliminojë yndyrat nga ijët dhe stomaku.

Me ekzekutimin e duhur të këtij ushtrimi, katër herë në javë, ju do të: – forconi muskujt e stomakut – do të formoni pllakëza në stomak – do të shpenzoni energji – do të forconi shpinën – do të formoni qëndrim të drejtë.

Si ta bëni këtë ushtrim:

Shtrijuni në dysheme, shtrimi këmbët, duart ngrini lart mbi kokë.
Tendoseni trupin, pastaj njëkohësisht ngrini këmbët dhe duart, duke u kujdesur që të mos i lakoni.
Prekni me duar shputat, duke lakuar trupin sikur thikë që paloset.
Qëndroni në këtë pozicion një deri në dy sekonda, pastaj shtrihuni.
Përsëriteni këtë ushtrim dhjetë herë, pushoni disa sekonda dhe bëjeni edhe një seri, pastaj bëni pushim dhe edhe një seri. Pra, përsëriteni këtë ushtrim 30 herë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...