29.5 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Uta Ibrahimi i prinë grupit të Ambasadës gjermane e KFOR-it për ngjitje në Malet e Sharrit, për shkaqe sigurie se shkojnë deri në majë

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, me disa ushtarë të KFOR-it nga disa vende të ndryshme dhe me alpinisten kosovare me famë botërore, Uta Ibrahimi, janë ngjitur të premten në Maalet e Sharrit në lartësi mbidetare 2 mijë e 577 metra.

Në këtë ngjitje kanë marrë pjesë një grup prej 50 personash.

“ Ishim të nderuar që na udhëhoqi Uta Ibrahimi, alpinistja legjendare e Kosovës, e cila së fundmi përfundoi misionin e saj të ngjitjes së të 14 majave mbi 8,000 metra duke u ngjitur në majën e Kangchenjunga-s, malit të tretë më të lartë në botë!”, ka shkruar Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.

Në këtë njoftim kanë treguar se megjithatë kishte dështuar plani për t’u takuar në majë me kolegët e Ambasadës Gjermane në Shkup, për shkak të kushteve atmosferike dhe mjegullës.

“Por, ndërsa arritëm në Liqenin Konjushka, afër majës, u mor vendimi për t’u kthyer për siguri. Mali gjithmonë fiton dhe sigurimi i mirëqenies së grupit ishte prioritet”, ka shkruar Ambasada./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...