19.9 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

‘Vaj si qenka ba dynjaja’ nga Xhejlane Gutiqi dhe porosia që ja la Nexhmija, e që nuk mundi ta mbante

‘Njeshi’ sot ju sjellë një këngë të vjetër shkodrane, të intepretuar nga një këngëtare e jashtëzakonshme e Pejës që me zërin e saj të fuqishëm i jep këngës jetë.

”Vaj si qenka ba dynjaja”, e kënduar nga Xhejlane Gutiqi, ose thënë më mirë për brezat e rinjë, Fitnete Rexha e Kosovës, siç do ta quanin brezi i saj i kolegëve, është një këngë e cila vazhdon edhe sot të dëgjohet, pasiqë posedon një melodi dhe tekst me melankoli rrënqethëse.

Xhejlane Gutiqi, sot e harruar nga institucionet tona në të gjitha nivelet, në një nga intervistat e kohës, dhënë për Emisionin Muzikor ‘Top Folk’, do të kujtonte një porosi të Nexhmije Pagarushës.

“Në takimin e parë me Nexhmije Pagarushën, ishim në koncert, më a vetëm një porosi, e të cilën unë nuk ja dola tja respektoj. Më tha Xhejlane leje duhanin dhe do jesh si unë dhe do jesh zëvendësuese e imja. Nexha më tha, Nexha që ishte dhe është e mbetet ikonë.”-do thoshte Xhejlane Gutiqi.

Pas luftës së fundit, Xhejlane Gutiqi do të inkuadrohej për një kohë nga vitet 2000 deri rreth 2004, në SHKA ‘Përparimi’ i Pejës, ku edhe aty do ri-inqonte meloditë që e identifikonin në rininë e saj, si këngët ‘Vaj si qenka ba dynjaja’ dhe ‘Po t’përbejë pash’ Perëndinë’.

Xhejlane Gutiqi, sot vitet e pleqërisë i kalon në Pejë, në shtëpinë e saj në lagjen e njohur Kapeshnica./Njeshi&RADIO 1/

Xhejlane Gutiqi me SH.K.A. ‘Xhemajl Kada’ e Pejës, regjistrim i vitit 1973 në studion e Radio Prishtinës.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...