Doruntina është pjesë e klubit “Alpi” dhe pjesëmarrja e saj në këtio gara ka lënë mbresa tek të gjitha konkurrencat, përderisa ajo ka arritur të pozicionohet në vendin e II-të, në disiplinën e sllallomit.
Me Doruniten nga afër gjatë garave, ka marrë pjesë edhe Dr. Shyqri Mema i klupit të skitarisë ‘Alpi’, e që është edhe N/Kryetar i Federatës së Skitarisë së Kosovës.
Doruntina me këtë rast ka marrë përgëzimet edhe nga nëna e saj, deputetja Kada-Bujupi, e cila suksesin e vajzës së saj ja ka dedikuar Klubit ‘Alpi’.
Postimi i plotë;
“Doruntina është shpallur nënkampione e Kosovës në disiplinën e Sllallomit në garat që u mbajten në Qendrën e Skijimit të Brezovicës. Falë punës së mrekullueshme që po bënë Klubi i Skijimit “Alpi”, shumë të rinj e të reja po kanë mundësi të shfaqin talentin e tyre. Urime Tina, zemra e mamit!”-ka shkruar Donika Kada Bujupi. /Njeshi/
]]>