18.2 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Vajza e Gjyljeta Ukellës i priu marshit, qindra pjesëmarrës në Pejë kundër vrasjeve të grave

Organizatat e shoqërisë civile në Pejë kanë nisur marshin protestues paqësore në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës, nga bashkëshorti i saj me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”.

Marshi nisi në qendrën e qytetit, ku u bashkuan qindra pjesëmarrës, që vazhduan marshimin te objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj bashkëshortit Gjyljeta Ukella, i cili vrau dje në mëngjes viktimën.

Edhe një herë, bëhet thirrje që urgjentisht të ndalohet me mohimin e femicidit dhe dhunës në baza gjinore.

“Mosndëshkimi i këtyre rasteve është inkurajim i mëtejshëm!’-thuhet nga organizatori. Marshit i janë bashkuar edhe figura politike e institucionale lokale. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...