5.1 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Vajza e Ismail Kadaresë publikon foton e rrallë me të atin: Herë e parë që babi ka ditëlindjen por nuk është më i kësaj bote

Vajza e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, Besiana, ka ndarë një foto të rrallë me të atin e ndjerë.Në ditën që Kadare do të mbushte 89 vjeç, Besiana shkruan që është hera e parë që babai i saj ka ditëlindjen dhe nuk është më i kësaj bote.

“89 vjeç. Sot është herë e parë që babi ka ditëlindjen por nuk është më i kësaj bote…”, shkruan ajo krahas fotos  që e ka shoqëruar me simbolikën e zemrës dhe të lutjes.

Ndryshe nga përvjetorët e tjerë 28 janari i këtij viti ishte i pari pa Kadarenë , i cili u nda nga jeta korrikun e vitit të shkuar.

Mungoi prania fizike, por vepra e tij ndihet më gjallë se kurrë. Kadare frymon mes rreshtave që nxori nga pena e tij dhe jeton në mendjet e lexuesve ndër breza./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...