7.6 C
Pec
E premte, 14 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Valdet Zekaj, i kunderpergjigjet Aleksandar Pandov drejtorit të burgjeve në Maqedonin e Veriut

Valdet Zekaj, i kunderpergjigjet Aleksandar Pandov drejtorit të burgjeve në Maqedonin e Veriut

**”Është e lehtë të dalësh në media dhe të bësh propagandë sikur po sjell ‘rregull dhe drejtësi’ në burgje, por e vërteta është krejt ndryshe.

Burgjet për vite të tëra kanë qenë nën kontrollin e njerëzve të korruptuar, ku disa të ‘paprekshëm’ trajtoheshin si mbretër, ndërsa të tjerët vuanin nga padrejtësitë dhe kushtet çnjerëzore.

Dhe tani, kur më në fund u ngrit një grup që nuk pranoi këtë sistem të kalbur, ju e quani ‘aksion të madh’ atë që bëtë kundër tyre? Jo, ajo që ndodhi ishte një përpjekje për të mbajtur status quo-në e një sistemi të korruptuar, jo për të sjellë drejtësi.

Ne nuk jemi ata që shesim frikë – ne jemi ata që u dhamë zë të gjithë atyre që trajtoheshin si skllevër nga ky regjim i padrejtë brenda burgjeve. Ne nuk pranuam që disa të privilegjuar të trajtoheshin si ‘mbretër’ ndërsa të tjerët të jetonin nën terror.

Ne ishim ata që sollëm barazi për të gjithë. Dhe sa për fjalët e tua të ulëta për nënat, ato vetëm tregojnë karakterin tënd të vërtetë. Vetëm një frikacak që nuk ka argumente fshihet pas sulmeve të ndyra ndaj familjarëve të të burgosurve.

A ke harruar që je në një pozitë shtetërore? Apo ndoshta nëna jote nuk pati kohë të të mësonte edukatën, sepse ishte shumë e zënë duke pritur te dyert e qeverisë për favore?

Tani, kur më në fund sistemi filloi të lëkundet nga e vërteta që doli në shesh, ju përpiqeni të mbuloni paaftësinë tuaj me fjalë boshe.

Por realiteti nuk ndryshon – ne nuk jemi të frikësuar, ne nuk jemi të mundur. Ne ishim dhe do të mbetemi forca e vetme që i dha dinjitet të burgosurve dhe nuk lejojmë më askënd të na nënshtrojë me lojërat e tij politike.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...