16.7 C
Pec
E martë, 10 Shtator, 2024

Valtonen pas takimit me Gërvallën: Finlanda e përkushtuar ta ndihmojë Kosovën në dialogun me Serbinë

Kryediplomatja finlandeze, Elina Valtonen, bëri të ditur se gjatë takimit me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Në konferencë të përbashkët, Valtonen tha se Finlanda është përkrahëse e Kosovës, teksa ka theksuar se do të bëjnë të pamundurën për të arritur normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi biseduar për dialogun Prishtinë-Beograd, dhe normalizimin e marrëdhënieve, dhe Finlanda për këtë është përkrahëse. Jemi të gatshëm që të bëjmë çdo gjë që është e mundur për t’iu përkrahur në këtë rrugë”, ka deklaruar Valtonen para mediave.

Po ashtu, Valtonen ka thënë se Finlanda ka qenë dhe do mbetet gjithmonë mik i fuqishëm i Kosovës.

“Findalda ka qenë dhe mbetet mik i fuqishëm i Kosovës, kjo u theksua në takimin që patëm sot. Si mbështetje fuqishme për Kosovën ka qenë padyshim që nga koha që e ka fituar pavarësinë e saj, e kemi mbështetur Kosovën në anëtarësimin në BE, si dhe në aleancën e NATO-s”, ka potencuar tutje Valtonen.

Njëherit, kryediplomatja finlandeze ka njoftuar se gjatë takimit kanë folur edhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, përfshirë fushën e tregtisë dhe të tjerat.

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, sot ka arritur në Kosovë.

Pas takimit me Gërvallën, kryediplomatja finlandeze do të pritet në takim në ora 15:00, nga kryeministri, Albin Kurti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...