7.2 C
Pec
E hënë, 20 Janar, 2025

Valverde: problemi i vetem tek Barcelona, mungesa e shënimeve

Problemet nëpër të cilat po kalon Barcelona, për shkak të mungesës së shënimeve erdhi në një moment shumë të papërshtatëshëm për skuadrën që tash po futet në një fazë shumë të rëndësishme që edhe mund të ndikoj në rezultatet e këti edicioni në të gjitha garat në të cilat merr pjesë skuadra.

Fakti që Barcelona, në katër takimet e fundit ka shënuar vëtëm dy gola është dëshmija më e mirë e nivelit të efikasitetit të ekipit.

Sulmuesi uruguajas, Luis Suarez, po kalon krizën më të madhe të shënimeve ne klub, ndërsa Lionel Messi, është largë nga forma e tij e më herëshme. Barceloan, nga 5 takimet e fundit ka shënuar vëtëm një fitore dhe atë ndaj Valladolidit, me shënimin e Mesit, nga penaltia.

Trajneri Ernesto Valverde, ka deklaruar se është i kënaqur me lojën e skuadrës, por pikë e dobët mbetet realizimi, ndërsa tash do të pasojnë ballafaqime shumë të rëndësishme. Në futboll për tu fituar ndeshja duhet të shënohet, ndërsa skuadra nuk po arrinë të gjejë rrugën e duhur dhe kjo është shumë shqetësese.

Në këtë fundjavë Barcelona, përballet me Sevillen, në garat kampionale me pas do të ketë ballafaqim të kupës me Real Madridin, ku klubi mbretërorë, veq përparësisë së fushës do të ketë edhe rezultatin e barabart 1 me 1 të arritur ne takimin e parë.

Përballjen tjetër me Real Madridin, klubi katalonas do ta ketë me datën 2 mars në kampionatin vendor, si dhe me 9 mars do të ndeshet me Lionin, ku edhe do të përcaktohet ekipi i cili do të vazhdoj garat e mëtutjeshme në Ligën e Kampionëve, pasi që ne takimin e parë ndeshja u përmbyll me rezultat 0 – 0.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...