17.2 C
Pec
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Varhelyi e quan historik miratimin e PE për liberalizimin e vizave për Kosovën

Komisioneri  i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, e ka cilësuar moment historik miratimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Sot arritëm një moment historik të rëndësishëm pasi sapo u miratua vendimi përfundimtar për #liberalizimin e vizave për qytetarët e #Kosovës në Parlamentin Evropian. Sukses i madh! Urime”, ka shkruar ai në Twitter, të martën.

Siç kanë deklaruar zyrtarët e Kosovës dhe të Bashkimit Evropian, më së largu më 1 janar 2024 shtetasit e Kosovës mund të lëvizin pa viza.

Ky proces ka zgjatur më shumë se një dekadë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...