17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Varhelyi: Tani është momenti për vendime të përgjegjshme, Ballkani Perëndimor duhet të jetë në BE

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shprehur përkrahje për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Tani është koha për vendime të përgjegjshme dhe Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë Evropian”, shkroi sot në Twitter komisioneri i BE-së, Oliver Varhelyi.

“BE i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe tani ato janë pjesë e procesit të negociatave. Tani është koha për vendime të përgjegjshme. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë Evropian. Së bashku do të jemi më të fortë”, tha Varhelyi përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Pjesëmarrje në takim kanë konfirmuar të gjithë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Deri më tani për mediat janë prononcuar vetëm presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa një deklaratë rreth pritshmërive nga ky samit nuk e kemi nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kocvaçevski. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...