21 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Varroset Papa Françesku në një ceremoni që mblodhi krerë shtetesh e mijëra besimtarë

Liderë shtetesh, pjesëtarë të familjeve mbretërore dhe qytetarë të thjeshtë i dhanë lamtumirën e fundit Papa Françeskut të shtunën, gjatë një ceremonie solemne ku një kardinal bëri thirrje që të vazhdohet trashëgimia e papës për përkujdesje ndaj imigrantëve, të shtypurve dhe mjedisit.

Papa vdiq më 21 prill – të hënën e Pashkëve – në moshën 88-vjeçare, pas një sulmi në tru.

“I pasur në ngrohtësi njerëzore dhe thellësisht i ndjeshëm ndaj sfidave të sotme, Papa Françesku ndau me të vërtetë ankthin, vuajtjet dhe shpresat e këtij brezi”, tha kardinali italian Giovanni Battista Re, i cili drejtoi meshën e varrimit.

Të pranishmit duartrokitën pareshtur kur Re foli për kujdesin e Françeskut ndaj imigrantëve, thirrjet e tij të vazhdueshme për paqe, nevojën për bisedime për t’i dhënë fund luftërave dhe rëndësinë e trajtimit të ndryshimeve klimatike.

Papa Françesku “preku mendjet dhe zemrat” e njerëzve dhe dëshironte të “ndërtonte ura, jo mure”, theksoi kardinali Giovanni Battista Re.

Lajmin e plotë Radio Evropa e Lirë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...