11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Përderisa Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Luftë shënohet të shtunën, deputetja kosovare Vasfije Krasniqi-Goodman bën thirrje që t’i jepet fund kësaj dukurie.

“Secili prej nesh nëpër botë ka aftësinë të mblidhemi së bashku dhe të avokojmë për fundin e dhunës në mjediset lokale dhe jo-lokale për një të ardhme më të mirë”, shkroi Krasniqi-Goodman në Twitter.

Më 19 qershor 2015, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 19 qershorin, Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Luftë.

Krasniqi-Goodman është viktimë e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë dhe është e para grua që ka folur publikisht për tmerrin e përjetuar./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...