13.1 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Seanca e jashtëzakonshme për ikjen e të rinjve mbahet sot

Radhë të gjata të të rinjve janë parë para ambasadave afër “Parkut të qytetit” në Prishtinë. Ata kanë pritur me orë të tëra për të aplikuar për viza pune për në shtetin e Kroacisë. Këto pritje të gjata tregojnë më së miri rritjen e trendit të ikjes të të rinjve nga Kosova.

Mungesa e vendeve të punës dhe humbja e shpresës janë arsyet kryesore që po i shtyjnë të rinjtë ta braktisin vendlindjen e tyre për të kërkuar një jetë më të mirë.

Kroacia është shteti për të cilin kanë shprehur interesim më të madh të rinjtë për të shkuar dhe punuar për shkak të procedurave më të lehta.

Ndërkohë Kryesia e Kuvendi ka marrë vendim që seanca e jashtëzakonshme për ikjen e të rinjve nga Kosova, pas kërkesës së 41 deputetëve të mbahet sot.

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, nuk iu është përgjigjur mediave mirëpo në ecje ka thënë “shihemi në seancë”.

Raportimet e fundit për ikjen e qytetarëve, ka bërë që deputetë të opozitës dhe disa deputetë të tjerë të partive në pushtet, të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme.

Për sot është paraparë të mbahet edhe vazhdimi i seancës ku në rend dite janë disa pika që kanë mbetur pa u përfunduar në seancat e kaluara, por u shty për të hënën. 

Në rend dite janë 51 pika që kanë mbetur të papërfunduara nga seancat e kaluara

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...