15.6 C
Pec
E premte, 12 Prill, 2024

Vazhdojnë punimet në ndërtimin e projektit ‘BULEVARDI 2’ në Pejë! Lëvizja për automjete mbetet e bllokuar

Një milion e 200 mijë euro është kushtueshmëria e ndërtimit dhe realizimit të projektit në tërësi, pjesë e të cilit është edhe ‘Bulevardi 2’ në Pejë, nga stacioni aktual i trenit e deri tek rrethi siç quhet i  OSBE-së.

Xhevahire Çeku – Kelmendi – Drejtoreshë e Punëve komunale në Pejë, ka sqaruar detajet e projektit përderisa ka thënë se ende nuk dihet se kur do të hapet për qarkullim, rruga ku po zhvillohen punimet.

“Projekti në tërësi është investim i Ministrisë së Infrastrukturës. Rreth-rrotullimi  aktual tek stacioni i trenit do të hiqet, do të ketë trotuare, ndriçim dhe infrastrukturë pasuese. Do të jetë një projekt i  mrekullueshëm, për të cilin si çdo herë na ka mbështetur Ministria e Infrastrukturës. Dinamika e realizimit është 2 vjeçare, përderisa rruga në fjalë për qarkullim të automjeteve ende nuk dihet se kur do të lirohet.” – ka thënë për Njeshin Xhevahire Çeku – Kelmendi – Drejtoreshë e Punëve komunale në Pejë.

Qytetarët presin që Komuna e Pejës së shpejti të ndërmarrë ndonjë veprim për qarkullim alternativ të autmojeteve në këtë pjesë të qytetit të Pejës, për tju shmangur tollovive të krijuara në trafikun urban.

Sinol Gega, thotë se ngarkesat më të mëdha në këtë aks rrugor shkaktohen në mëngjes dhe pasdite rreth orës 16:00, për çka komuna duhet të vëjë në lëvzije policinë.

“Projekti është shumë i mirë, por për tju shmangur tollovisë, duhet që komuna të organizohet me policinë, ti kërkoi policisë që të gjejnë rrugë alternative dhe të ketë organizim të trafikut.”-thotë Gega për Njeshin. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...