24.4 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

Vazhdojnë takimet, Osmani pret në zyrë Abdixhikun

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka arritur në Presidencë për takim me presidenten Vjosa Osmani.

Takimi i Osmanit me Abdixhikun, vjen pas atij që pati me kreun e VV-së, Albin Kurti dhe atë të PDK-së, Memli Krasniqi.

Kurti pas takimit tha se afatet e dhëna në Aktgjykimin e Kushtetueses po rrjedhin dhe se do të bëjnë çmos që edhe me konsensus të konstituojnë Kuvendin.

E kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se edhe në këtë takim ka rikonfirmuar qëndrimin dhe gatishmërinë e PDK-së për gjetjen e një zgjidhje të kësaj krize. Sipas Krasniqit, Aktgjykimi i Kushtetueses e ka bërë të qartë rolin e secilit.

Takimet e sotme, Osmani pritet t’i përmbyllë me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...