5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Vazhdojnë tensionet në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren

Ka nisur me tensione edhe këtë të enjte seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët e opozitës kanë vazhduar “me aksionin e tyre opozitar” duke protestuar brenda në sallën e Kuvendit.

Ata janë shfaqur me pankarta, u kanë rënë bilbilave dhe kanë bllokuar foltoren ndërkohë që pushteti, në seancën e drejtuar nga nënkryetarja Ermonela Felaj, ka vijuar me votimin për ndryshimin e rendit të ditës.

Kuvendi i Shqipërisë qe një kohë të gjatë nuk mban seanca normale. Opozita ka nisur një aksion me të cilën vështirëson punën e Kuvendit. Janë përjashtuar shumë deputetë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...