5.5 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Vazhdon greva e punëtorëve teknikë në UP, kryesindikalisti thotë se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kushteve

Po vazhdon greva e rreth 220 punëtorëve teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës (UP), të cilët janë në grevë për shkak të pagave të ulëta.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë për Telegrafin se ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje në lidhje me kërkesat e grevistëve.

“Nuk ka asnjë përgjigje, por gati për çdo ditë janë duke i provokuar pozitivisht me një frymë të dialogut, por ata kanë zgjedh heshtjen dhe ne kemi zgjedhë mos punën dhe tash ta shikojmë ku po na çon kjo farë pune”, tha ai.

I pyetur se si është gjendja shëndetësore e grevistëve, Azemi tha: “Në fakt kemi punëtorë aty, që të jemi të sinqertë edhe më herët s’kanë qenë mirë, por tash edhe nga stresi që do të ju ndalen një pjesë të pagave për ato ditë që s’kanë punuar… e kanë stresin në një nivel më të lartë…Po vazhdojmë tutje, në fund të fundit kemi ardhur në një pozicion po shtyhemi kush po fiton”, ka thënë Azemi.

Ndërkaq, javën e kaluar greva e punëtorëve teknik të Qendrës së Studenteve ka përfunduar në bazë të vendimit për rritje të pagës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...