Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), po vazhdon me zbatimin e projektit i cili është në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës në lidhje me formalizimin e pronave, apo mundësimin e bartjes së pronës në emër të vetin, për personat që nuk kanë pasë mundësi ta bëjnë atë nga viti 1945 deri në vitin 1999.
Projekti përfshinë gjithë territorin e Republikës së Kosovës, të gjitha komunitetet, të gjitha zonat kadastrale dhe mbi të gjitha shërbimi i Agjencisë është gratis apo falas.
Prandaj, ftohen të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët nuk e kanë të rregulluar apo të bartur pronën në emër të vetin dhe të cilët i plotësojnë kriteret e parapara sipas ligjit, që sa më parë të paraqiten tek zyra e Agjencisë në Pejë, në rrugën Musa Haxhiu nr 65 (siper bankës NLB) apo në telefonat 039 432 970 ose 039 431 135 dhe të inicojnë kërkesën për rregullimin e pronësisë. /Njeshi/