19.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Vazhdon sot gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca gjyqësore pritet të fillojë në ora 09:00.

Më 28 shkurt ka mbaruar dëshminë e tij dëshmitari i 48-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) me kodin 01140 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar u mor në pyetje nga ZPS-ja, mbrojtja e të akuzuarve, mbrojtja e viktimave dhe trupi gjykues nën masa mbrojtëse si dhe në sesion privat për publikun.

Gjatë kohës sa seanca ishte publike për pak kohë, dëshmitari tha se kur u lirua nga paraburgimi gjendja në Prizren ishte kaos dhe se gjuhej me armë pasi sipas tij kishte civilë të armatosur.

Ai tha se kishte edhe automjete nga Shqipëria që kanë qenë atë kohë në qytet drejtuesit e të cilëve kanë qenë me rroba civile dhe sipas tij gjuanin me armë.

“Kishte edhe automjete nga Shqipëria që erdhën, bërtisnin, qëllonin me armë. Me rroba civile kanë qenë”, tha ai.

Më pas, dëshmitarit iu paraqit një video për të cilën i njëjti pohoi se e përshkruan situatën e Prizrenit në mes të qershorit të 1999-tës e cila edhe u pranua në provat materiale. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...