Në Kosovë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal, kurse në dispozicion të institucioneve shëndetësore janë 85 mijë vaksina. Sot, në mënyrë simbolike në Ditën e të Moshuarave, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, do të jepet një numër i vaksinave për personat e moshuar.
Në vend ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal. Shumica e komunave tashmë kanë publikuar në faqet e tyre zyrtare, orare qendrat dhe ambulancat e mjekësisë familjare se ku qytetarët mund t’i marrin vaksinat.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ka treguar ditë më parë, për 11 qendrat në Pejë dhe oraret kur mund të bëhet vaksinimi.
Më poshtë, janë detajet që ka bërë të ditura ky institucion shëndetësor. /Njeshi/