19.9 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Vdekja e 4-vjeçares, Vitia: Për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës duhet të ketë masa, pa vonesë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka dalë me reagim lidhur me rastin 4-vjeçares nga Gjakova, e cila vdiq të hënën në QKUK. Prindërit e saj kanë deklaruar se vajza e tyre nuk ka pasur trajtimin e duhur mjekësor dhe se kanë pritur me orë të tëra që mjekët ta kontrollojnë.

Vitia ka thënë se për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë.

Ai ka bërë thirrje që rasti të hetohet në çdo detaj.

“Humbja e jetës së vajzës 4 vjeçare nga Gjakova na ka prekur të gjithëve.  Jemi informuar për përvojën që kanë pasur prindërit nga deklarimet e tyre publike. Për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë.  I bëj thirrje organeve të hetimit që sa më parë rasti të hetohet në çdo detaj.  Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve!”, ka shkruar Vitia./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...