21.5 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Vdekja e Ali Lajçit, reagon edhe Ramiz Kelmendi

Ish-Deputeti dhe ish-zv/kryeministri i Republikës së Kosovës, biznesmeni i njohur kosovar, presidenti i ‘Elkos Group-Etc’ Ramiz Kelmendi ka reguar për vdekjen e ish-kryetarit të Pejës dhe ish-Deputetit të Kuvendit të Kosovës Ali Lajçit.

Kelmendi e ka quajtur Ali Lajçin, pishtar të pendes, të protestës ndaj padrejtësive dhe një patriot e politikan i kalibrit.

Postimi i plotë:

‘U nda nga jeta një pishtar i pendes, i protestës ndaj padrejtësive, një patriot e politikan i kalibrit.

Sot Rugova humbi edhe një nga njerëzit e mëdhenj!

Na paska lënë Ali Lajçi!

Ngushëllime familjes Lajçi dhe të gjithë bashkëpunëtorëve.

Ali Lajçi, të qoftë i lehtë dheu i atdheut për të cilin veprove deri në Pavarësi!’-ka shkruar Ramiz Kelmendi./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...