29.4 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Vdekja e Aver Husajt, reagime nga institucionet dhe politika

Është ndarë nga jeta sot pas një sëmundje të rëndë, Aver Husaj – Shef i Sektorit për Kulturë në Komunën e Pejës.

Aver Husaj nga fshati Shkrel i Rugoves, ka lindur më 12 qershor të vitit 1959.

Ai vdiq sot pak pa mbushur 65 vjet.

Gjatë viteve 1990-1999 Aver Husaj ka qenë Kryetar i Kuvendit të Komunës së Pejës, duke organizuar pushtetin lokal sipas kushtetutës së Kaçanikut.

Në periudhën e pas luftës e deri në momentet e fundit ishte shef fillimisht i sektorit për Rini, e më pas i kulturës në Drejtoratin për Kulturë, Rini dhe Sport, të Komunës së Pejës.

Aver Husaj për dekada ka shërbyer edhe në gazetari, duke qenë korrespodent nga Peja i shumë mediave nacionale si dhe duke punuar edhe në Radio Peja.

Për vdekjen e Husajt, ka reaguar edhe Kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.

‘Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit, Aver Bajram Husaj. Averi ishte Shef i Sektorit të Kulturës pranë Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, dhe Komuna e Pejës sot ka humbur një zyrtar dhe një koleg të vyer. Ngushëllime të sinqerta familjes Husaj, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën. Pusho në paqe, Aver.’-shkruan Muhaxheri.

Telegram ka drejtuar edhe Ali Berisha – ish-Kryetar i Komunës së Pejës dhe kryetar i AAK-së në këtë komunë.

‘Me pikëllim mora lajmin për shkuarje në amshim te mikut tim Aver Husaj! Aver Husaj njihet si veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare. Para lufte , gjatë luftës dhe pas lufte dha kontribut të çmuar kudo që punoj dhe veproj. Ngushëllime familjes Husaj,kolegëve dhe gjithë shokëve dhe miqëve të tijë!’-shkruan Ali Berisha.

Berat Ganiqi – N/kryetar i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në Pejë, ka ngushëlluar në emër të këtij subjekti.

‘Aver Husaj, paska ikur nga kjo botë! Është lehtë të thuhen fjalë e të shkruhen fjalime, por e vështirë të përshkruhet sakrifica e tij ndër vite, si i burgosur politikë e si kontribues për ndërtimin e shtetit të Kosovës. Ngushëllime familjes!’-shkroi Ganiqi.

Ende nuk është publikuar data dhe orari i varrimit të të ndjerit.

Me këtë rast, ngushëllime shprehë edhe ‘RADIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...