21.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Vdekja e Dr. Rexhep Bojes / ish-kreu i BIK-ut në Pejë: Eu Kosovë, lis i madh tu paska rrëxu sot

Ish-kreu i Bashkësisë Islame të Pejës mulla Nexhmedin Hoxhaj, ka reaguar pas vdekjes së sotme të ish-Kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe ish-Mabasadorit të Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, mulla Dr. Rexhep Boja.

“Eu Kosovë, lis i madh tu paska rrëzu sot. Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhiune.

Lamtumirë miku e baxhanaku, eprori im, Dr. Rexhep ef.Boja.

Allahu të mëshiroftë,profesor,myfti,ambasador,humanist…Lis i madh me hije mbrojtëse e freskuese i Kosoves. Zoti të beftë banor të xhennetul firdeus.”-ka shkruar Hoxhaj në ngushëllim.

Ndryshe, pas një sulmi në zemër të pak ditëve më parë, Dr. Rexhep Boja ka ndërruar jetë sot.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur djali i të ndjerit, Muhamed Boja.

““Inna Lillahi wa inna ilayhi raji’un”!

Te Allahu jemi dhe tek ai do te kthehemi!
Të dashur familjar e miq,
Para pak çastesh ndroj jetë Dr. Rexhep Boja.
Si pasoj e nje sulmi ne zemer te para disa ditesh, sot Baba ndroj jetë.
Përkunder perpjekjeve te mjekëve që ndoqen shëndetin e tij, caktimi i Zotit eshte mbi te gjitha.

Faleminderit Babë për emrin dhe krenarin qe na i le, qofsh prej banorëve të xhenetit!”-ka shkruar djali i të ndjerit Rexhep Boja, Muhamedi.

Dr. Rexhep Boja, për vite kishte shërbyer edhe si imam në Xhaminë e kuqe të Pejës, ku do gëzonte respekt e dashuri të madhe nga i tërë qyteti./RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...