16.8 C
Pec
E premte, 13 Shtator, 2024

Vdekja e Dr. Skënder Boshtraj, ngushëllon Spitali Rajonal i Pejës dhe kryetari i Deçanit, Ramosaj

Spitali i Përgjithshëm Rajonal i Pejës ka shpërndarë një lajm të trishtuar në rrjetet sociale, duke njoftuar vdekjen e doktor Skënder Boshtraj, një ortoped i njohur dhe i nderuar i këtij institucioni.

Në njoftimin e bërë në Facebook, spitali e ka cilësuar doktor Boshtraj si një njeri të jashtëzakonshëm, i cili ka dhënë një kontribut të madh në fushën e mjekësisë dhe ortopedisë.

“Kontributi i tij i madh si Ortoped dhe një kohë edhe si Shef i Repartit të Ortopedisë do të mbetet gjithmonë i paharruar”, ka shkruar Spitali i Përgjithshëm në Pejë në një postim në Facebook.

Skënder Boshtraj ka shërbyer si Mjek Specialist Ortoped, njëkohësit ishte edhe Shef i Repartit të Ortopedisë në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës.

Ka ngushëlluar edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj. Ramosaj ka njoftuar se komuna e tij nesër do mbajë edhe mbledhje komemorative.

‘Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të doktorit, Skënder Boshtraj nga Deçani.

Ju njoftojmë se nesër me datë 31 Gusht, në ora 13:30 mbahet mbledhje komemorative në sallën e Kuvendit Komunal.

Dr. Skënderin do e kujtojmë për profesionalizmin në punë, si Mjek Specialist Ortoped në shërbim të shëndetit të pacientëve për dekada të tëra.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Boshtraj, kolegëve, miqve dhe gjithë atyre që e njohën!’-shkruan Ramosaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...