1.2 C
Pec
E enjte, 16 Janar, 2025

Vdekja e Inspektorit pejan, ngushëllojnë Muhaxheri e Loci

Siç raportoi më herët ‘RADIO 1’, ka vdekur sot në moshë të re, Inspektori komunal i Tregut i komunës së Pejës, Arian Salihu.

I ndjeri dyshohet se ka pësuar atak kardiak, në Kolashin të Malit të Zi, ku ishte duke qëndruar me të afërm, për rekreacin e ski.

Me këtë rast kanë në emër të Komunës së Pejës, ka ngushëlluar Kryetari i kësaj komune Gazmend Muhaxheri dhe Drejtori i Shëndetësisë Petrit Loci, në emër të LDK-së, nëndega e B.T. ‘Kapeshnica’, meqë i ndjeri ishte edhe kryetar i rinisë së LDK-së për Kapeshnicën.

‘Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të inspektorit të Komunës së Pejës, Arian Salihu. Do ta kujtojmë gjithmonë si një njeri të përkushtuar, të ndershëm dhe të palodhur në punën e tij. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij!’-thuhet në telegramin e Gazmend Muhaxherit.

‘Kapeshnica dhe Peja, sot humbëm, djalin e mirë e shumë punëtorë, të sjellshëm e të urtë. Dhembja na ka kapluar të gjithëve dhe në këto orë, jemi pranë familjes Salihu.’-thuhet në telegramin e Drejtorit të Shëndetësisë së Pejës Petrit Loci, në cilësinë e kryetarit të nëndegës së LDK-së-Kapeshnicë.

I ndjeri Arian Salihu e kishte pasion ndër vite sportin e skijimit.

Familja Salihu, pritet që së shpejti të dal’ me informacione shtesë, me hollësi rreth ceremonisë mortore të të ndjerit./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...