18.8 C
Pec
E diel, 13 Tetor, 2024

Vdekja e ish-deputetit të PD-së, Begaj: Promovoi vlerat më të mira në qeverisjen lokale

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike në Shqipëri, Gerti Bogdani.

Ai është shprehur se Bogdani promovoi vlerat më të mira në qeverisjen lokale.

“Hidhërim për ikjen e beftë nga jeta të Gerti Bogdanit. Ngushëllime familjes së tij, bashkëshortes, të afërmve, miqve dhe kolegëve”.

“Gerti Bogdani, i angazhuar që në rininë e tij në jetën publike të vendit, promovoi vlerat më të mira në qeverisjen lokale, jetën parlamentare dhe atë politike, duke i shërbyer vendit, kauzës së të rinjve për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe integrimit në BE”, ka shkruar Begaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...