20.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Vdekja e Ismet Bogujevcit, Estrada në lot, nuk përmbahet as Afrim Muçiqi: E kisha idol

Ditën e sotme (e Enjtë) është ndarë nga jeta këngëtari i njohur dhe shquar i muzikës popullore, Ismet Bogujevci.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Lajmi për ikjen e ismet Bogujevcit është pritur me dhembje e lot nga komuniteti artistik dhe estrada shqiptare.

Në mesin e yjeve të muzikës tonë, është Afrim Muçiqi i cili nuk është përmbajtur nga lajmi i hidhur. Me lot e ka kujtuar Ismet Bogujevcin në një pronocim për ‘RADIO 1’.

“E kisha idol, ishte njeriu më i mirë që njoha. Ai më mbështeti shumë që nga fillimet e mia. Zoti i merr njerësit dhe kjo është kjo. Unë kam emocion dhe kërkoi falje nga dëgjuesit e RADIO 1 por jam tepër i prekur. Bali iku. nuk e kemi më. Ngushëllime juve, të gjithëve.”-tha mes lotësh Muçiqi.

Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht protokoli i ceremonisë mortore për Ismet Bogujevcin, kjo si shkak se djlai i të ndjerit jeton jashtë vendit.

Ditëve të fundit Ismet Bogujevci kishte disa shqetësime në zemër./RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...