26.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Vdekja e Ismet Bogujevcit/Telegram Ngushëllimi nga ish-/zv/Ministri i Kulturës Arbër Grabovci

Është ndarë nga jeta sot ikona e muzikës popullore, solisti i Ansamblit kombëtar ‘SHOTA”, Ismet Bogujevci.

I prekur thellë duke e pasur dhe mik të çmuar për dy dekada, Ish-Zv/Ministrës i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Arbër Grabovci ka dërguar Telegram Ngushëllimi për familjen Bogujevci dhe komunitetin artistik shqiptarë.

“Nga ekrani të njoha që kur isha fëmijë. Më pas, fatin dhe nderin pata që të të kem mik për 20 vitet e fundit. Po kush nuk e pati për nderë të ishte pranë balit, pranë pozitivitetit tënd të paparë! Bashkë me këngët dhe muzikën e madhe, bal, do mbetesh në kujtimet e mia të pashlyera, të netëve që i bënim ditë.”-shkruan mes tjerash Grabovci.

Telegrami i plotë:

“I prekur thellë nga ikja në amshim e mikut tim të çmuar Ismet Bogujevci!
Iku edhe një njeri i mirë, një mik i vërtet i gjithësecilit që pati rastin dhe nderin ta njohë, qoftë nga afër, qoftë nga larg.
Nga ekrani të njoha që kur isha fëmijë. Më pas, fatin dhe nderin pata që të të kem mik për 20 vitet e fundit. Po kush nuk e pati për nderë të ishte pranë balit, pranë pozitivitetit tënd të paparë!
Bashkë me këngët dhe muzikën e madhe, bal, do mbetesh në kujtimet e mia të pashlyera, të netëve që i bënim ditë.
Sa i kujdesshëm që ishe për njeriun. Bashkohu me miqtë që të presin atje e që e ndjeje shumë mungesën e tyre fizike, si Fadili, Hivziu, Leci të presin atje!

Ngushëllime familjes Bogujevci, komunitetit artistik e muzikor dhe kombit shqiptarë!”-shkruan ish-zv/ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Arbër Grabovci./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...