Ka ndërruar jetë dhe është varrosur zyrtarja e Policisë së Kosovës nga rajoni i Pejës, Have Blakaj.
E ndjera ka shërbyer në kuadër të zonës së Istogut, ndërsa lajmi fillimisht ishte kumtuar nga familja dhe kolegët e saj.
Me rastin e vdekjes së polices Blakaj sot ka ngushëlluar edhe Sindikata e Policisë së Kosovës.
Telegrami i plotë:
Telegram ngushëllimi!
Me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtares policore, Have Blakaj, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.
Me respekt të thellë,
Sindikata e Policisë së Kosovës./Njeshi/