18.8 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Vdekja e të riut – sot ditë zie në Mitrovicë.Prokuroria jep detaje lidhur me rastin ku humbi jetën një 27 vjeçar

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka shpallur sot ditë zie në këtë qytet pas vdekjes së të riut si pasojë e shembjes së ish – hotelit “Adriatik”në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.

Bahtiri përmes një postimi në Facebook, iu ka shprehur ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.

Ndërkohe nga prokuroria kanë bërë të ditur se dy persona, punëdhënësi dhe punëkryerësi janë ndaluar në stacionin policor të hënën në Mitrovicë, rreth rastit së shembjes së një pjese të objektit të hotel “Adriatiku” ku humbi jetën i riu 27 vjeçar Visar Behrami.

Fetije Bajrami prokurorja e ketij rasti theksoi se po ashtu në pyetje janë marr tre persona, të cilët cilësohen si dëshmitar të këtij rasti.

Ndërkaq edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti  konfirmoi se personi i nxjerr nga shembja e këtij objekti është i riu 27 vjeçar me inicialet V.B.

Ndryshe, një pjesë e ish-hotel “Adriatik”, është rrënuar të hënën rreth orës 16:00, duke e zënë kështu një person në brendësin e saj, ndërsa tre të tjerë kanë arritur të ikin.

Nga ora 17:00 e deri pak pas mesnatës kanë zgjatur kërkimet e ekipeve të shpëtimit, Policisë së Kosovës, zjarrfikësve dhe FSK-së për gjetjen e trupit të të riut nga Mitrovica.

I riu 27 vjeçar, Visar Behrami ishte duke punuar në objektin e ish hotelit bashkë me tre punëtorë të tjerë, kur një pjesë e këtij objekti u shemb në orët e pasdites së të hënës.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...