7.2 C
Pec
E hënë, 20 Janar, 2025

Vdes 20 vjeçari në vendin e punës

Njëzetë vjeçari Krenar Jemeni nga fshati Mushtisht i komunës së Suharekës, ka humbur jetën gjatë ditës së sotme, pas plagëve të marra në vendin ku edhe punonte.

Lajmin e ka konfirmuar për media pasdite, Vesel Gashi nga Policia e rajonit të Prizrenit.

“Rasti ka ndodhur në rajonin e Prishtinës, ku ka qenë edhe 20 vjeçari duke punuar, nuk dihet saktë ende se çfarë ka qenë duke punuar. Viktima është nga fshati Mushtisht i komunës së Suharekës”, ka thënë Gashi.

I ndjeri nga komuna e Suharekës, është  raportuar  se nuk ka mundur  t’i përballoj lëndimet e  rënda që ka marrë nga makineria e punës dhe si pasojë ka humbur edhe jetën. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...