27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Vdes aktori dhe ylli i filmave botëror, Donald Sutherland, në moshën 88-vjeçare

Aktori Donald Sutherland, ylli i filmave, duke përfshirë “Hunger Games” dhe “Animal House”, ka vdekur në moshën 88-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.

Djali i tij, Keifer, njoftoi për vdekjen e babait të tij në një deklaratë.

“Me zemër të lënduar ju them se babai im, Donald Sutherland, ka ndërruar jetë. Unë personalisht mendoj se është një nga aktorët më të rëndësishëm në historinë e filmit”, tha ai.

“Asnjëherë nuk u tremb nga një rol, i mirë, i keq apo i shëmtuar. Ai e donte atë që bënte dhe bënte atë që donte, dhe askush nuk mund të kërkojë më shumë se kaq”.

Sutherland luajti në filma si “The Dirty Duzen”, “MASH”, “Klute” dhe “Don’t Look Now”.

Roli kryesor i aktorit kanadez ishte si “Hawkeye Pierce”, një kirurg në shfaqjen televizive MASH në vitet 1970, shkruan BBC./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...