15.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Vdes aktori i “Titanic” dhe “Lord of the Rings”, Bernard Hill

Aktori Bernard Hill, i njohur më së shumti për rolet në “Titanic” dhe “Lord of the Rings”, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

Ai luajti kapitenin Edward Smith në filmin fitues të ‘Oscar’ të vitit 1997 dhe mbretin Theoden në “Lord of the Rings”.

Roli i tij kryesor ishte në dramën televizive të BBC-së të vitit 1982, “Boys from the Blackstuff”.

Në këtë seri, ai portretizoi Yosser Hughes, një personazh që luftoi – dhe shpesh dështoi – për të përballuar papunësinë në Liverpool.

Artisti i famshëm vdiq herët të dielën në mëngjes, konfirmoi agjenti i tij, Lou Coulson.

Me të, në ato momente ishte gruaja e tij, Marianne Hill dhe djali i tyre, Gabriel.

Hill, i cili ishte nga Mançesteri dhe jetonte në Suffolk, do të kthehej në ekranet televizive në serinë e dytë të “The Responder”, një dramë e BBC me aktorin Martin Freeman, e cila fillon të transmetohet të dielën.

Role të tjera në karrierën e tij prej dekadash përfshinin serinë televizive të BBC-së të vitit 1976, I, “Claudius”, një paraqitje në “Gandhi” të vitit 1982, “Shirley Valentine” në 1989 dhe filmin e Tom Cruise. “Valkyrie”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...