9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Vdes ambasadori amerikan i cili bëri historinë duke hapur zyrën e parë të SHBA-së në Kosovë

Ambasada e Kosovës në Uashington ka njoftuar për vdekjen e ambasadorit amerikan John Kornblum, i cili kishte bërë hapjen e parë të zyrës së SHBA-së në Kosovë më 5 qershor 1996, vendim ky historik në një moment historik në mbështetjen amerikane për Kosovën.

Me anë të një postimi në platformën “X” ambasada e Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Kornblum duke rikujtuar punën e palodhshme të tij për lirinë, demokracinë dhe raportet transatlantike.

“Me pikëllim dëgjojmë për ndarjen nga jeta të ambasadorit John C. Kornblum, një gjigant i vërtetë në historinë diplomatike. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjen dhe miqtë e tij. Hapja historike e zyrës së parë diplomatike të SHBA-së në Kosovë nga Ambasadorja Kornblum më 5 qershor 1996, shënoi një moment historik në mbështetjen e palëkundur amerikane për kauzën tonë. Përkushtimi i tij i palodhshëm për lirinë, demokracinë dhe marrëdhëniet transatlantike, i shtrirë mbi 40 vjet, përfaqëson një trashëgimi që do të vazhdojë të jetojë. U prefsh në paqe, ambasador Kornblum!”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...