12.9 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Vdes endokrinologia, Dr. Drita Mekuli,e bija e poetit të madh Esat Mekuli

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur endokrinologia, Dr. Drita Mekuli, në moshën 69 vjeçare.

Me këtë rast, Oda i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj.

Dr. Drita Mekuli përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1982.

Në vitin 1990 e përfundoi specializimin në degën e Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa subspecializimin për Mjekësi Interne- Endokrinologji e përfundoi në vitin 2018.

Dr. Mekuli ishte drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë në vitin 2017 dhe u shërbeu qytetarëve të Kosovës si specialiste e Endokrinologjisë për vite me radhë.

Ka ngushëlluar edhe Lidhjae Shkrimtarëve e Kosovës.

‘Është ndarë nga ne DR. DRITA MEKULI Specialiste e mjekësisë, e veçantë në fushën e saj, e afërt për pacientë dhe e denjë për respekt.
Kujtimi i saj si njeri dhe si bijë e bardit tonë të shquar, Esad Mekuli, do të mbetet në përfytyrimet tona përjetë.’-tuhet në reagim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...