3 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Vdes Gary Rossington, anëtari i fundit origjinal i Lynyrd Skynyrd

Kitaristi i Lynyrd Skynyrd, Gary Rossington, ka vdekur në moshën 71-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë bendi me një njoftim në llogaritë e tyre në mediat sociale.

“Me simpatinë dhe pikëllimin tonë më të thellë duhet t’ju htemi që sot e humbëm vëllain, mikun, familjarin, tekstshkruesin dhe kitaristin, Gary Rossington”, thuhet në njoftim.

“Gary është tani me vëllezërit e tij Skynyrdë dhe me familjen në parajsë, duke luajtur lezetshëm siç bën gjithmonë”.

Rossingtoni ishte anëtari i fundit i gjallë i formacionit origjinal të bendit nga Florida.

Ai i kishte shpëtuar vdekjes në dy raste madhore, një herë duke i mbijetuar një aksidenti me veturë më 1976, dhe një vit më vonë duke dalë i gjallë nga aeroplani që isht e rrëzar dhge kishte lënë të vdekur tre anëtarët e grupit, Ronnie Van Zant, Stevie Gaines dhe Cassie Gaines./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...